Kryehet një operacion tepër i rralle në QKUK

Aktuale

Kryehet një operacion tepër i rralle në QKUK

Më: 23 prill 2021 Në ora: 13:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është realizuar intervenimi me qasje laparaskopike në fushën e kirurgjisë bariatrike (ose ndryshe heqja e peshës së tepërt nga trupi).

Ky intervenim është realizuar në bashkëpunim me stafin shëndetësor të Klinikës së Anestezionit, me ç‘rast pacienti i është nënshtruar operacionit “Sleeve gastrectomy – Body Mass Index” (Zvogëlim enorm i lukthit për arsyer të obezitetit).

Pacientja (52 vj.) është liruar në shtëpi 7 ditë pas operimit, në gjendje të mirë shëndetësore.

“Stafi i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale është i përkushtuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, për të cilat pacientët tanë, më parë operacione të tilla i kryenin jashtë vendit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat