Musliu: Mungesa e drejtorit ka lënë pasoja në AKI

Aktuale

Musliu: Mungesa e drejtorit ka lënë pasoja në AKI

Më: 23 prill 2021 Në ora: 14:26
Ganimete Musliu

Mungesa e drejtorit të përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë ka lënë gjurmë në këtë institucion, për çka komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e këtij institucioni kërkoi që në të ardhmen të mos përsëritet një dukuri e tillë.

Kështu bëri të ditur kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu në një konferencë për media të mbajtur pas raportimit të zëvendësdrejtorit të AKI-së, Vlora Hyseni, e cila ka ushtruar detyrën e drejtorit të përgjithshëm që nga dhjetori deri më 15 prill.

Musliu tha se nga mbledhja e rregullt e këtij komisioni kanë dalë në përfundim se në asnjë mënyrë dhe për asnjë arsye institucioni i sigurisë shtetërore nuk bënë të mbetet në vakum kaq gjatë për shkak të moszgjedhjes së drejtorit.

Musliu: Vakumi institucional ka lënë pasoja në AKI

“Mbledhja shkoj në frymën normale. Ushtruesja e detyrës së drejtorit na raportoi për periudhën sa ajo ka menaxhuar me AKI-në. Deputetët parashtruan pyetje të shumta lidhur me çështje të caktuara që i takojnë departamentit të sigurisë kombëtare dhe thjesht mund të konstatoj që përmes këtij raportimi u nënkuptua që vakumi institucional ka lënë gjurmë në këtë institucion dhe si përfundim do të thosha që duhet të kemi parasysh që një shtyrje kaq e gjatë e lënies pa drejtor të AKI-së nuk duhet të ndodhë në të ardhmen. Kushdo qoftë në krye të shtetit, apo kushdo të ketë qenë paraprakisht nuk guxon në asnjë formë dhe në asnjë mënyrë që për interesa personale institucioni më vital i shtetit, institucioni i sigurisë shtetërore të ketë vakum kaq të gjatë në zgjedhjen e drejtorit”, tha ajo.

Zëvendësdrejtori i AKI-së, Vlora Hyseni ka ushtruar detyrën e drejtorit të përgjithshëm të AKI-së që nga dhjetori deri më 15 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat