I dyshuari për vrasjen në Pejë në arrati

Aktuale

I dyshuari për vrasjen në Pejë në arrati

Më: 24 prill 2021 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Një person është vrarë sot në mesditë në fshatin Novosellë të Pejës. Policia ka konfirmuar rastin, por nuk ka dhënë detaje për motivet e kësaj vrasje.

Sipas Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, viktima është e gjinisë mashkullore.

“14:40 minuta policia është njoftu për një vrasje në fshatin Novosellë. Me të arritur policia ka hasur në një trup të shtrirë dhe është kërkuar emergjenca e spitalit, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndërkohë, sipas Policisë, i dyshuari për vrasjen e viktimës është në arrati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat