​Kurti pranon urime nga kryeministri i Katarit

Aktuale

​Kurti pranon urime nga kryeministri i Katarit

Më: 24 prill 2021 Në ora: 20:00
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urim nga kryeministri i Katarit, njëherit ministër i Punëve të Brendshme, Khalid Bin Khalifa Bin Abdulaziz Al-Thani.

Në letër urim, kryeministri Al-Thani, në emër të shtetit të Katarit, i ka përcjellur kryeministrit Kurti urime të sinqerta për zgjedhjen si Kryeministër i Kosovës.

Po ashtu, ka shprehur dëshirat më të mira për mirëqenie dhe sukses për kryeministrin Kurti.

Si dhe zhvillim e përparim të mëtejmë për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat