Edhe Shpejtim Bulliqi voton në Shqipëri

Aktuale

Edhe Shpejtim Bulliqi voton në Shqipëri

Më: 25 prill 2021 Në ora: 16:04
Shpëjtim Bulliqi

Edhe kryetari i komunës së Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpëjtim Bulliqi ka votuar në Shqipëri.

Këtë e ka bërë të ditur vet Bulliqi nëpërmjet një postimi në Facebook’un e tij.

“Unë, sapo votova për një Shqipëri krejt tjetër. Uroj që ky proces të shkojë mbarë e mirë, ftoj të gjithë qytetarët me pasaportë shqiptare ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare për të votuar!”, shkruan Bulliqi,

Para Bulliqit, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Infrastruktures, Liburn Aliu, kreu i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli kanë votuar në Shqipëri.

Kjo iu mundësohet pasi të njëjtit kanë pasaporta shqiptare. Votën në Shqipëri pavarësisht se ka pasaportë shqiptare e ka refuzuar kryetarja e KQZ-së në Kosovë, Valdete Daka pasi ajo ka konsideruar se duhet të votojnë vetëm ata që kontribuojnë në Shqiperi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat