Tahiri me kërkesë publike drejtuar Kurtit dhe Vitisë

Aktuale

Tahiri me kërkesë publike drejtuar Kurtit dhe Vitisë

Më: 26 prill 2021 Në ora: 09:39
Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri u ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia që sot të marrin pjesë në seancën e Kuvendit, ku do të diskutohet për pandeminë COVID-19.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se meqenëse pandemia është prioritet, Kurti e Vitia nuk do të duhej të kishin asnjë prioritet tjetër para pjesëmarrjes në seancë.

Postimi i plotë:

“Meqenëse pandemia është prioritet absolut për shkak rrezikut direkt që vjen me të, sot kryeministri Kurti dhe ministri i shëndetësisë Vitia, nuk do të duhej të kishin asnjë prioritet tjetër, para pjesëmarrjes në seancën e Kuvendit. Megjithëse e kanë ditur tashmë, nëse paraprakisht nuk e kanë vënë në agjendë, i ftoj që këtë ta bëjnë tani, në mënyrë që të vijnë në Kuvend e të ballafaqohen me përgjegjësitë e tyre”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe Kuvendi i Kosovës sot në orën 10:00 do të mbajë seancë ku në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe debati parlamemtar për menaxhimin e pandemisë COVID-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat