Kurti para vizitës në Bruksel bisedon me Charles Michel

Aktuale

Kurti para vizitës në Bruksel bisedon me Charles Michel

Më: 27 prill 2021 Në ora: 16:00
Charles Michel deh Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti pak para vizitës në Bruksel, ka biseduar me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, të cilit i ka thënë se prioritet e qeverisjes së tij janë, sigurimi i vaksinave, krijimi i vendeve të punës dhe drejtësia.

Kështu ka bërë të ditur vet Kurti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ku mes tjerash tha se e ka siguruar Michel se do të angazhohet edhe në dialogun me Serbinë.

“Përpara vizitës sime në Bruksel, unë kisha një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel. Unë e falënderova atë për përgëzimet e tij për fitoren tonë dhe përsërita që sigurimi i vaksinave, krijimi i vendeve të punës dhe drejtësia janë tre prioritetet e para të qeverisë. Unë gjithashtu e sigurova atë për angazhimin tonë në dialog”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, sot kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Brukselit pikërisht për të negociuar për rifillimin e dialogut me Serbinë, me lehtësimin e Bashkimit Evropian.

Para tij, për në Bruksel ka udhëtuar edhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat