Bislimi në takim me Lajçakun, diskutojnë për...

Aktuale

Bislimi në takim me Lajçakun, diskutojnë për...

Më: 27 prill 2021 Në ora: 19:25
Besnik Bislimi dhe Lajçak

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar sot në Bruksel me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak.

Lajmin e ka bërë të ditur Lajçak në rrjetin social Twitter, ku theksoi se një ndër çështjet që janë diskutuar ka qenë edhe çështja e dialogut Kosovë-Serbi.

“Diskutim i thellë, i gjerë, por mbi të gjitha i dobishëm me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, në lidhje me dialogun – historinë, gjendjen dhe rrugën që na pret përpara”, shkroi Lajçak.

Edhe kryeministri Kurti po qëndron në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat