Debat i ashpër mes Gjinovcit dhe Sylës për Kurtin

Aktuale

Debat i ashpër mes Gjinovcit dhe Sylës për Kurtin

Më: 29 prill 2021 Në ora: 22:20
Rron Gjinovci

Gazetari Valon Syla dhe aktivisti Rron Gjinovci janë përplasur gjatë debatit ku diskutohej rreth deklaratës së Kurtit në Parlamentin Evropian se nuk beson që marrëveshja e Washingtonit është menduar të implementohet.

Syla tha se Kurti është kryeministri i parë që po e shanë marrëveshjen e Washingtonit.

“Ky sot në Bruksel doli, pasi që tha se nuk po më pëlqen data, po ua ndërroj datën, këta i thanë ani bravo, ky të dytin mesazh tha s’po më pëlqen marrëveshja e Washingtonit. Nëse dikush i frikësohet një diplomatit kosovar në Bruksel është që thotë çka kanë folë këta Prishtina me amerikanët që nuk po e dimë na”, tha Syla.

“Këta kanë fol bre me amerikanët”, e kundërshtoi Gjinovci.

“Po ky doli publikisht tha marrëveshja e Washintonit s’po më pëlqen, i pari kryeministër që e shanë marrëveshjen e Washingtonit”, vazhdoi Syla.

“O Valon, po ti s’po i përcjell as lajmet gjatë ditës, po vjen këtu i papërgatitur”, i tha Gjinovci.

“Ai tha: Marrëveshja e Washingtonit është ë pakënaqshme dhe nuk pajtohem me të, Albin Kurti midis Brukselit me goje të vetë e tha”, insistone Syla.

“Nuk tha, nuk tha, po as që e ke percjell, a po e sheh”, vazhdoi ta kundërshtone Gjinovci.

“Po ti tash a po mundohesh me mohu a”, e pyeti Syla.

“Dy sene je tu i thënë gabim. E para Kosnett ka postu foto të takimit virtual me Palmer dhe me Kurtin edhe tha diskutuam për dialogun dhe vizitën e tij në Bruksel lidhur me dialogun”, tha Gjinovci.

“A e ka përmend njohjen reciproke? Po se ka përmend pra”, përfundoi Syla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat