Sekretari i PDK-së, kritikon Kurtin e Osmanin për të akuzuarit e Specales

Aktuale

Sekretari i PDK-së, kritikon Kurtin e Osmanin për të akuzuarit e Specales

Më: 3 maj 2021 Në ora: 11:29
Betim Gjoshi

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar pas lajmeve që po qarkullojnë se disa liderë shtetesh evropianë kanë ofruar garanci për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, që po mbahen në Hagë.

Gjoshi thotë se kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, i kanë futur veshtë në lesh dhe nuk guxojnë dy fjalë t’i thonë, se nuk bëhet fjalë të garantojnë.

Sipas tij, historia t’i hedhë në koshin e plehrave.

Shkrimi i plotë i tij.

Qe disa ditë kanë dalë lajme se shumë liderë shtetesh evropiane kanë ofruar garanci për lirimin e drejtuesve të UÇK-së.Dy njerëz në Kosovë, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani i kanë shti veshtë në lesh dhe nuk guxojnë dy fjalë t’i thonë, se nuk bëhet fjalë të garantojnë. Historia do t’iu hedhë në koshin e plehrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat