Armend Muja tallet keq me Abelard Tahirin

Aktuale

Armend Muja tallet keq me Abelard Tahirin

Nga: N.Sh Më: 4 maj 2021 Në ora: 19:35
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja është tallur keq me deputetin e PDK-së, Abelard Tahirin.

Pas publikimit të një Broshure Parlamentare të Tahirit, i cili ka bërë gabime të ‘pafalshme’ elementare të gjuhës shqipe, kanë vërshuar reagimet në Facebook.

E ndër ta edhe deputeti Muja i cili ka ironizuar me Tahirin.

Abelard Tahiri, ka bërë gabime elementare drejtshkrimore në Formularin për Broshurën Parlamentare, ku kërkohet plotësimi i disa të dhënave personale për t’u regjistruar si  deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ish-ministri i Drejtësisë e ka shkruar emrin e qytetit Skënderaj (Skenderajë), poashtu te gjuha tjetër përveç amtares, ai e ka shkruar fjalën anglisht (Anglishtë).

E për këtë Muja, ka shkruar se të enjten Kuvendi i Kosovës do të mblidhet pasi PDK-ja ka kërkuar debat parlamentar për sfidat në arsim.

“Këtë të enjte Kuvendi do të mblidhet ‘me inicitivenë e shefit të grupitë parlamentarë të PDK, Abelardë Tahiri përë të diskutuarë përë problemetë në arsimë’. Koincidentalisht PDK ka ftuar debat parlamentar për sfidat në arsim këtë javë”, ka shkruar Armend Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat