E konfirmon zëvëndëskryeministrja Rexhepi, të premtën votohet programi qeverisës

Aktuale

E konfirmon zëvëndëskryeministrja Rexhepi, të premtën votohet programi qeverisës

Më: 5 maj 2021 Në ora: 18:27
Emilija Rexhepi, Albin Kurti

Këtë të premte pritet që të votohet programi qeverisës për katër vitet e ardhshme. Këtë e ka ka konfirmuar edhe zëvëndëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Emilija Rexhepi.

“Po, të premtën në orën 15:00 kemi mbledhje të Qeverisë. Pjesë e agjendës është edhe votimi i programit qeverisës” ka thënë Rexhepi për media.

Votimin e programit qeverisës gjatë këtyre ditëve e kishte paralajmëruar edhe kryeministri Kurti duke thënë se do të votohet pasi të kthehet nga Brukseli.

Ka kohë që ekzekutivi po kritikohet nga opozita për siç e quajnë ata, vonesën e programit qeverisës.

Gjersa të hënën ishte ditë pushimi për institucionet publike, në Qeverinë e Kosovës ishte mbajtur një takim me kabinetin qeverisës ku po diskutohej dhe finalizohej programi qeverisës i cili do të votohet pasnesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat