Prokurori i Speciales ankohet tek BE për dëshmitarët

Aktuale

Prokurori i Speciales ankohet tek BE për dëshmitarët

Më: 5 maj 2021 Në ora: 20:38
Pamje nga Specialja

Në seancën paragjyqësore të 16 shkurtit, prokurori special Jack Smith mori fjalën në lëndën akt-akuzës e ngritur nga ai ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

Më shumë se në krejt seancat mbi statusin e çështjes shefi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar që është amerikan foli në një takim që deri më tash u mbajt sekret.

Smith për disa orë më 20 prill bashkëbisedoi  me anëtarët e trupës për politikë dhe siguri të Bashkimit Evropian.

Nga BE-ja kanë konfirmuar mbledhin  që e quajnë informale e në të cilin sipas evropianëve Jack Smith ofroi rezyme të ngjarjeve që lidhen me ZPS-në bashkë me punën dhe arritjet siç i quajnë në përgjigje.

Përtej kësaj një zyrtar i afërt me takimin i tha Klan Kosovës se Smith kishte disa ankesa të forta apostafat për mbrojtjen e dëshmitarëve për që gjë thirri vendet anëtare të jenë vigjilent.

Në ngjarjen e para dy javëve kanë qenë rreptësishtë të ndaluar telefonat apo mjetet tjera nga ku mund të nxirreshin informacione.

Një avokat kosovar i akredituar pranë Speciales në Hagë, thotë se prokurori Jack Smith , ska gati asnjë arsye për ankesa sepse Institucionet përgjegjëse në Prishtinë po kryejnë detyrat.

Qerkini nuk beson se Smith u ankua në Komitetin Evropian për Politikë e Siguri sa i përket financimit të Gjykatës Speciale nga vende të ndryshme.

Pos kryeprokurorit edhe kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trandafilova në muajin shkurt takoi diplomatë të BE-së të akredituar në Holandë.

Edhe Trandafilova kishte një mal me ankesa nisur nga tentimet për të minuar punën e Speciales që u themelua nga Kuvendi i Kosovës më 3 gusht 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat