Limaj për zëdhënësin e Kurtit: S’ka njohuri, s’i di këto tema

Aktuale

Limaj për zëdhënësin e Kurtit: S’ka njohuri, s’i di këto tema

Më: 5 maj 2021 Në ora: 21:10
Fatmir Limaj

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Social Demokrate ka deklaruar se shteti mund të japë garancë për mbrojtje në liri të ish-krerëve të UÇK’së, duke iu përgjigjur një deklarate të Qeverisë Kurti.

Është zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu që kishte thënë se ligji nuk e lejon një gjë të tillë.

E Limaj thotë se ky person s’ka njohuri prandaj edhe flet kështu.

‘’S’ka njohuri për këtë çështje prandaj kjo edhe del më shumë si raport gazetaresk. Ska njohuri. Si di këto tema dhe lidhje s’ka. E cili ligj me pasë garanci’’, thotë Limaj.

‘Garancia nuk kërkohet as nga shteti amë e as nga kryeministri i shtetit’’, thuhej në deklaratën e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat