Eurodeputeti austriak: Prezenca e Kurtit në Parlamentin Evropian ishte e mirëpritur nga të gjithë

Aktuale

Eurodeputeti austriak: Prezenca e Kurtit në Parlamentin Evropian ishte e mirëpritur nga të gjithë

Më: 5 maj 2021 Në ora: 21:43
Lukas Mandl

Eurodeputeti i Austrisë, Lukas Mandl ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Ai ka dhënë mendimin e tij edhe për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në Bruksel.

Mandl ka thënë se prezenca e Kurtit në Parlamentin Evropian ishte e mirëpritur nga të gjithë kolegët.

Tutje, ai ka shtuar se dëshiron stabilitetin e Kosovës në aspektin politik.

Mes tjerash, Mandl ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, që sipas tij, duhet të përfundojë një marrëveshje me njohje reciproke të të dyja vendeve.

“Rezultati i dialogut duhet të jetë njohja e dyanshme mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo për mendimin do ta hapë derën edhe për njohjen e pak shteteve të BE-së që nuk e njohin Kosovën, sepse të gjitha këto shtete kanë probleme të brendshme, dhe ndonjëherë e lidhinme mosnjohjen e Serbisë. Duhet të ketë njohje të ndërsjellë dhe bashkëpunim të mirë fqinjësor”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat