Nisma kërkon shkarkimin e ministres Gërvalla

Aktuale

Nisma kërkon shkarkimin e ministres Gërvalla

Më: 6 maj 2021 Në ora: 15:15
Nisma

Nisma Socialdemokrate ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të ministres së Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla kundër UÇK-së, duke kërkuar shkarkimin e saj të menjëhershëm nga ky post.

Në një reagim për media, Nisma thotë se nëse Qeveria Kurti nuk e shkarkon Donika Gërvallën, atëherë sipas saj, bëhet e qartë se politika antiUÇK është politikë zyrtare e kësaj qeverie.

Reagimi i plotë:

Opinioni publik e njeh shumë mirë qëndrimin kundër UÇK-së që ka shprehur vazhdimisht Donika Gërvalla Schwartz.

Qëndrimet personale të çdo individi hyjnë në kuadër të të drejtave të njeriut për të shprehur lirshëm mendimin e vet.

Mirëpo, kur një person që vazhdimisht ka vjellë vrerë kundër luftës çlirimtare dhe bartësve të kësaj lufte merr funksion shtetëror për të përfaqësuar Kosovën në marrëdhënie me jashtë, gjërat ndryshojnë!

Ky person paraprakisht do të duhej të merrte angazhimin publik që qëndrimet e veta t’i mbyllte në sirtarin e vet privat.

Fatkeqësisht ndodhi e kundërta: Qëndrimet e saja personale i ka shndërruar në politika qeveritare. Prandaj kërkojmë shkarkimin e saj nga funksioni i ministres së Punëve të Jashtme.

Nëse Qeveria Kurti nuk e shkarkon Donika Gërvalla Shwarz nga funksioni i ministres së Jashtme të Kosovës, atëherë bëhet e qartë se politika anti-UÇK është politikë zyrtare e kësaj qeverie!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat