Deputeti i VV-së tregon kur do të publikohet programi qeverisës

Aktuale

Deputeti i VV-së tregon kur do të publikohet programi qeverisës

Më: 7 maj 2021 Në ora: 00:59
Qeveria e Kosovës

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, ka thënë se programi qeverisës i Qeverisë Kurti 2 do të publikohet në javët që do të vijnë.

“Programi qeverisës do të publikohet në javët që do të vijnë”, është shprehur Rexhaj.

Kujtojmë se kryeministri Kurti pati premtuar se programi qeverisës do ta paraqitet në Kuvend, në javën vazhduese pasi të kthehet nga Brukseli.

“Menjëherë pasi të kthehem nga Brukseli javën tjetër, ne do të paraqesim programin në Kuvend për miratim dhe do të fillojmë agjendën tonë transformuese”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Java e kthimit nga Brukseli ka kaluar, ndërkohë që Kurti ende nuk ka paraqitur programin qeverisës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat