Kërcënohet deputeti Bekim Haxhiu

Aktuale

Kërcënohet deputeti Bekim Haxhiu

Më: 7 maj 2021 Në ora: 12:06
Bekim Haxhiu

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i njohur si ‘Kamishi’, thotë se pas seancës së djeshme, në të cilën ndodhi një përplasje e ashpër mes deputetëve të PDK-së dhe atyre të Vetëvendosjes, ka pranuar një mesazh kërcënues në rrjetin social “Facebook”.

Haxhiu thotë se edhe në të kaluarën ka pranuar mesazhe kërcënimi nga përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje, por se tani këto kërcënime me ‘ngulje thikash’ vijnë nga përkrahës të partisë e cila është në pushtet dhe ka ftuar organet që të veprojnë sipas ligjit.

“Po dje kam pranuar në fb një mesazh kërcënues nga një përkrahës i ministres Donika Gervalla Shvarc. Pas seancës rreth orës 16 kam pranuar një mesazh kërcënues, dhe e kam paraqitur ne polici. Ky nuk është rasti i vetëm, edhe ne te kaluarën kam pranuar mesazhe kërcënimi nga përkrahës te lëvizjes VV, por tani shqetësuese është se këto kërcënime me “ngulje thikash” vijnë nga përkrahës te partisë ne pushtet. I ftoj organet qe te veprojnë sipas ligjit.”, tha Haxhiu për media.

Gjithashtu ai ka cekur se sulmet fizike dhe kërcënimet nuk do t’i ndalin që të thonë të vërtetën, e që me njerëz të rrjeteve sociale nuk mbulohet mos puna e Qeverisë Kurti 2, mungesa e vaksinave, zvogëlimi i pensioneve dhe shtesat për punëtorët shëndetësorë, policinë dhe inspektoratin.

“Sulmet fizike dhe kërcënimet nuk na ndalin me thënë te vërteten. Nuk u jemi nënshtruar Serbisë e lere me pushtetarëve te rinj. Me milingonat e fb, me kërcënime nuk mbulohet mos puna e Qeverisë Kurti 2, mungesa e vaksinave, zvogëlimi i pensioneve dhe shtesave për punëtorët shëndetësorë, policinë dhe inspektoratin. Nuk arsyetohet kështu pagesa 11 milion Euro për serbët e veriut”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat