Kurti: Dëshmorët janë dëshmuar, tani është koha që ne të dëshmohemi tek ata

Aktuale

Kurti: Dëshmorët janë dëshmuar, tani është koha që ne të dëshmohemi tek ata

Më: 9 maj 2021 Në ora: 10:56
Glauk Konjufca dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe tek varri i heroit të kombit Ilir Konushevci.

Me këtë rast kryeministri Kurti deklaroi se Konushevci dhe doktor Hazir Mala kanë qenë punëtorë të zellshëm për luftën çlirimtare të cilën e përgatitën edhe më herët.

“Më pas edhe luftëtarë të mëdhenj të cilët çlirimin e vendit e kishin punë të tyre të përditshme. Rënia e Ilirit dhe doktor Hazirit e ngriti vetëdijen tek të gjithë qytetarët e vendit tonë, meqenëse duhet larguar okupatori serb sa më parë. Konushevci dhe Mala e kuptonin se faktori i brendshëm është vendimtarë për çlirimin e vendit, pro edhe për ndihmën që mund të marrim dhe e morëm edhe prej jashtë”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti shtoi tutje se dëshmorët janë dëshmuar dhe se tani është koha që ne të dëshmohemi tek ata.

“Dëshmorët janë dëshmuar e ne duhet të dëshmohemi tek ata e në këtë mënyrë të ecim drejt në rrugën që e kanë shtruar ata, por edhe të jemi në nivel të përgjegjësive që kemi.Heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kanë kryer pjesën më të madhe të punës, e neve na ka mbetur një pjesë tjetër e punës që duhet ta kryejmë me nder, progresin në mendje e dëshmorët në zemër.Lavdi Konushevcit, Malës e gjithë dëshmorëve të vendit”, shtoi Kurti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat