Vlora Çitaku i shkruan Twitterit, kjo është arsyeja

Aktuale

Vlora Çitaku i shkruan Twitterit, kjo është arsyeja

Më: 9 maj 2021 Në ora: 11:45
Vlora Çitaku

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka bërë të ditur se llogaria e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Twitter është mbyllur përkohësisht.

Çitaku përmes një reagimi iu drejtua Twitter-it duke shprehur habinë pse ata papritmas mbyllën këtë llogari të FSK-së, në të njëjtën ditë kur Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së publikoi një postim në lidhje me pjesëmarrjen e FSK-së në misionin paqeruajtës në Kuvajt.

“Pse papritmas keni vendosur ta kufizoni llogarinë e FSK-së, në të njëjtën ditë kur Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së shkroi në lidhje me vendosjen e tyre të përbashkët në një mision paqeruajtës”, shkroi Çitaku.

Image

Ndryshe nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes janë shprehur krenar që t’i kenë afër vetës Forcën e Sigurisë së Kosovës në misionin e parë ndërkombëtarë në Kuvajt.

“Departamenti i Mbrojtjes është krenar të bashkohet me Forcën e Sigurisë së Kosovës në misionin e parë në Kuvajt. Gjatë këtij misioni, partnerët tanë nga Kosova do ta fitojnë përvojën e mekanikës dhe logjistikës duke punuar me njësitë e Ushtrisë Amerikane #BashkëMëTëFortë”, shkroi Departamenti Amerikan i Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat