Lutfi Haziri e mbështet Qeverinë Kurti për emërimet nëpër borde

Aktuale

Lutfi Haziri e mbështet Qeverinë Kurti për emërimet nëpër borde

Më: 10 maj 2021 Në ora: 14:45
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri e ka vlerësuar si lajm të mirë emërimin e shefit të ri të AKI-së, duke e quajtur atë si qytetar  lojal.

Haziri e ka mbështetur edhe vendimin e Qeverisë Kurti për emërimin e Bordit të ri të Teatrit, ndonëse një nga anëtarët e bordit është motra e deputetit të Lëvijzes Vetëvendosje.

Sipas tij, nuk bën të penalizohet dikush pse ka lidhje politike.

Ai e ka vlerësuar si profesioniste Shkurte Aliun, motrën e deputetit të Vetëvendosjes, Luan Aliu, e cila në fund të javës së kaluar u emërua anëtare e Bordit të Teatrit Konmbëtar.

Megjithatë, nga opozita dhe shoqëria civile emërimet e fundit janë quajtur si kapje e Teatrit Kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat