Gashi: Padia ndaj Serbisë – ide e qeverisë Kurti për ta penguar dialogun

Aktuale

Gashi: Padia ndaj Serbisë – ide e qeverisë Kurti për ta penguar dialogun

Më: 13 maj 2021 Në ora: 22:07
Albin Kurti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka thënë se ‘duhet të hulumtohet mirë cështja e ngritjes së padisë për gjenocid ndaj Serbisë”.

“Pjesa e përgatitjes për padi kërkon hulumtim tepër të thellë. Do të bashkëpunojmë me secilin shtet që na ndihmon të vendosim drejtësi”, ka thënë Osmani.

Analistët e kanë komentuar poashtu këtë temë në emisionin e Dukagjinit, duke thënë se ‘ka rrezik që ta humbin rastin e padisë dhe kjo do të shndërrohej në problem”.

Analisti Artan Demhasaj tha se duhet të kihet kujdes në këtë çështje.

“Rreziku që na mund ta humbim rastin e padisë mund të shndërrojë problem. Ideja është e mirë por nëse nuk ka përgatitje të madhe, mundet me na u kthy bumerang”, ka thënë Demhasaj.

Ndërkohë edhe analisti Dardan Gashi, ka thënë se ‘kjo temë mund të na mbyllet përgjithmonë nëse nuk përgatitet mirë”

“Me shku të papërgatitun munden me na e mbyllë këtë temë përgjithmonë”, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit, padia ndaj Serbisë është vetëm ide e qeverisë për ta penguar dialogun.

“Është ide e qeverisë aktuale për me pengu dialogun përmes kësaj padie”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat