​AAK-Qeverisë Kurti: Çka dreqin u bë, pse s’po veproni? Jemi bashkë për blerjen e vaksinave

Aktuale

​AAK-Qeverisë Kurti: Çka dreqin u bë, pse s’po veproni? Jemi bashkë për blerjen e vaksinave

Më: 14 maj 2021 Në ora: 17:42
Besnik Tahiri dhe Shemsedin Dreshaj

Grupi parlamentar i AAK në një konferencë për media ka kërkuar mbajtjen e një seance të hënën vetëm për temën e vaksinimit në masë, dhe parandalimin e keq menaxhimit të pandemisë.

Shefi i GP të AAK-së Besnik Tahiri duke komentuar rrëmujën e sotme me qytetarë të moshuar te “1 Tetori” tha se për herë të parë kjo qeveri nuk ka opozitë për menaxhimin e pandemisë.

Madje, Tahiri u shpreh i habitur përse nuk po vepron Qeveria Kurti, duke u shprehur kështu: “çka dreqin u bë, pse s’po veproni?”

Tahiri: Çka dreqin u bë, pse s’po veproni?

“Për ne seanca e të hënës nuk duhet të diskutoj për programin e qeverisë. Situata e krijuar na imponon debatin për vaksinat, për vaksinimin në masë dhe jo për një pamflet politik e partiak. Një ashtuquajtur program qeverisës që nuk ka asnjë veprim, asnjë datë, asnjë dhe asnjë masë të sanksionuar mbi këtë temë. Më shumë flet për donacione, se sa për vaksinimin në masë. Pyetja jonë për kryeministrin Kurtin, për ministrin Vitia është se çka po ndodhë o burra me blerjen e vaksinave? Buxhetin e keni në qeveri për blerjen e vaksinave nuk keni opozitë, jemi bashkë. Pandemia, menaxhimi dhe blerja e vaksinave nuk na ndanë... E keni sistemin e ndërtuam, e keni mundësinë e blerës pa një kundërshtim të opozitës, çka dreqin u bë, pse s’po veproni? Veproni nënshkruani. Në këso situata mund të lindin lloj-lloj dyshimesh, nuk po dua të aludoj te asgjë tjetër, përveç keqmenaxhimit”, theksoi Tahiri.

Deputeti nga AAK Shemsedin Dreshaj, tha se pamjet e sotme në sallën “1 Tetori” nuk japin imazh të vaksinimit të mirë, përkundrazi siç tha ai kujtojnë shumë çka para 20 viteve.

Dreshaj: Pamjet në “1 Tetori” janë zhgënjyese për vendin

“Shpallja e ditës së djeshme festë të Bajramit, stopim të vaksinimit dhe grumbullimi i sotëm i masave të mëdha para sallës ‘1 tetori’ janë zhgënjyese për vendin dhe për profesionistët dhe ekspertët e lamisë. Grumbullimi i këtyre njerëzve krijon një rriskë të lartë te popullata. Rekomandoj të fillohet me planin strategjik për vaksinim masiv”, theksoi Dreshaj.

Reagime për rrëmujën para sallës “1 Tetori” ka pasur edhe nga partitë të tjera opozitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat