​Sindikata e sektorit privat me disa kërkesa për deputetët

Aktuale

​Sindikata e sektorit privat me disa kërkesa për deputetët

Më: 17 maj 2021 Në ora: 10:49
Kuvendi i Kosovës

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës në një kërkesë publike ka kërkuar që sot në seancën plenare, ku po diskutohet për programin e Qeverisë së Kosovës të aprovojnë propozimin që paga minimale të jetë 350 euro.

Kjo sindikatë, ka kërkuar që në programin e qeverisë duhet detajuar se kur do të fillojë kjo pagesë.

“Kur do të jetë i gatshme themelimi i gjykatës së punës dhe të bëhet themelimi i një fondi social i cili do t’i mbulonte punëtorët e larguar nga puna pa dëshirën e tyre”, thuhet në komunikatën e kësaj sindikate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat