Kurti flet për darkën e nesërme në Bruksel

Aktuale

Kurti flet për darkën e nesërme në Bruksel

Më: 17 maj 2021 Në ora: 12:52
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se darka që do të mbahet në Bruksel nuk është dialog me Serbinë.

Por ai ka thënë se është një darkë tradicionale që mbledh gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Darka nesër mbrëma në Bruksel nuk është dialog me Serbinë, po darkë tradicionale e liderëve të Ballkanit Perëndimor, e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që shtrohet nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell”.

Kurti para deputetëve ka thënë se BE-ja ka kërkuar mjaft nga Kosova dhe se tash është koha që Kosova të kërkojë nga BE-ja anëtarësim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat