Kuvendi në pauzë deri në orën 15:00

Aktuale

Kuvendi në pauzë deri në orën 15:00

Më: 17 maj 2021 Në ora: 13:23
Kuvendi i Kosovës

Seanca gjatë të cilës kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar programin qeverisës, do të vazhdojë pas mbledhjes se kryesisë së Kuvendit.

“Meqë mbledhja e kryesisë së Kuvendit është thirrur që nga e premtja për sot në ora 13:00, atëherë do të kemi një pushim deri në ora 15:00”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka prezantuar programin e tij qeverisës, të miratuar ditë më parë në njërën nga mbledhjet e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri në fillim të fjalimit të tij tha se menaxhimi i pandemisë është prioritet kryesor i programit.

“Sot janë bërë 55 ditë nga marrja e detyrës së Qeverisë. Në këto ditë kemi bërë shumë punë, siç e kemi thënë edhe në program prioritet është menaxhimi i pandemisë. Kemi bërë një plan për të bërë këtë menaxhim. Masat të cilat i kemi marrë ishin efektive”, tha Kurti ndër të tjera.

Kurti po ashtu shtoi se kur e kanë marrë detyrën, nuk kanë gjetur asnjë kontratë për asnjë vaksinë, ndërsa tha se deri në fund të muajit Kosova do të marrë edhe 142 mijë vaksina të reja.

“Ne kur erdhëm nuk gjetëm asnjë kontratë për sigurimin e vaksinave. Deri në fund të muajit do t’i kemi 142 mijë vaksina të reja”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat