Haxhiu-Kurtit: Keni hequr dorë nga bashkimi kombëtar

Aktuale

Haxhiu-Kurtit: Keni hequr dorë nga bashkimi kombëtar

Më: 17 maj 2021 Në ora: 19:09
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, është shprehur se Kryeministri Albin Kurti duhet të dalë të deklarohet rreth idesë së bashkimit kombëtar.

“Ju keni hequr dorë nga bashkimi kombëtar. As bashkëpunimin nuk e keni të sinqertë. Kurti e do vetëm bashkëpunimin me vasalët e tij, por jo me të zgjedhurit e popullit”, është shprehur Haxhiu.

“Kurti duhet të tregohet i sinqertë me votuesit dhe të dalë e të thotë se “bashkimin kombëtar e kam pasur vetëm për vota”.

Haxhiu ka thënë në Kuvend se Qeveria e Kosovës ka dështuar lidhur me procesin e vaksinimit kundër COVID-19.

“Pop hyjmë në muajin e gjashtë dhe vetëm 2.5 përqind e qytetarëve janë vaksinuar. Me 20 përqind të sigurimit të vaskinave nga donacionet nuk mund të ketë imunizim të qytetarëve”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat