​Sveçla anulon projektin 21 milionë eurosh

Aktuale

​Sveçla anulon projektin 21 milionë eurosh

Më: 18 maj 2021 Në ora: 13:22
Xhelal Sveçla

Ministria e Punëve të Brendshme ka anuluar projekt prokurimin për furnizimin me dokumente personale identifikuese, projekt ky që përfshinte shpenzimin e 21 milionë eurove.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri Xhelal Svecla i cili ka thënë se janë të shtyrë që të veprojnë për të mbrojtur interesin e përgjithshëm dhe shpenzimin e parasë publike.

Ky është njoftimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Të shtyrë të veprojmë për të mbrojtur interesin e përgjithshëm dhe shpenzimin e parasë publike, Ministria e Punëve të Brendshme ka anuluar projekt prokurimin për furnizimin me dokumente personale identifikuese, projekt ky që përfshinte shpenzimin e 21 milion eurove. Sipas raportit të komisionit për rishikim të procesit, planifikimi si dhe argumentet për blerjen e dokumenteve dhe elementeve përcjellëse, ishin të pamjaftueshme dhe jo bindëse. Arsyet se këto dokumente dhe elementet përcjellëse, sikurse avancimi i sistemeve dhe mirëmbajtja e tyre, konsiderohen se e tejkalojnë logjikën ekonomike dhe përbëjnë rrezik për mos marrjen e vlerës së parasë së shpenzuar siҫ e përcakton legjislacioni në fuqi.

Mbes si gjithnjë i përkushtuar që të mbroj interesin qytetar dhe shtetëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat