Flet sërish djali i të dyshuarit për vrasjen në Pejë

Aktuale

Flet sërish djali i të dyshuarit për vrasjen në Pejë

Më: 19 maj 2021 Në ora: 16:58
Vendi ku nodhi vrasja

Media raportoi dje për një vrasje që tronditi Pejën, në lokalin Zhara, ku mbet i vdekur Gëzim Kastrati, i cili dyshohet se u qëllua nga Xhevdet Januzaj.  Viktima, Gëzim Kastrati ishte nisur për te lokali për t’u hakmarrë për një rast që dyshohet se ka ndodhur para më shumë se një viti, ku Xhevdet Januzaj dyshohet se kishte tentuar ta dhunonte vajzën e Kastratit.

I biri i Januzajt Gj.Januzaj dje tregoi versionin e tij. Ai tha se viktima i kishte shkuar babës së tij në tavolinë derisa ka qenë duke pirë kafe. Sipas tij, 30 sekonda i ndjeri Gëzim Kastrati kishte folur dhe pastaj e kishte nxjerrë armën, por që s’i kishte shkrepur. Më pastaj, sipas të birit, babai i tij Gj.Januzaj kishte shkrepur me revolen e tij dhe e kishte qëlluar tashmë të ndjerin.

E Januzaj sot është lajmëruar përsëri.

Ai ka thënë se nuk i vie keq për familjen e të ndjerit pasi i ndjeri kishte tentuar ta vriste babanë e tij.

“Sa i përket anës tem, nuk më vjen keq absolut për atë familje. E falënderoj Zotin fatmirësisht që baba e ka pas armën dhe e ka pshtu jetën e vet, se mos ta kish pas baba armën, unë sot e kisha pas babën e dekt”.

“Përderisa ai zotëria ka shku në tavolinë dhe ka shkrep dy herë me revole e nuk i ka shkrep, pra që ka dashtë me rujt Zoti babën tem, mu nuk më vjen keq absolut prej asaj familjes”, ka deklaruar tutje ai.

Tutje ai shton se do t’i kishte ardhur keq nëse nuk do t’i kishte shkuar në tavolinë i ndjeri babait të tij, për ta qëlluar me armë

“Ai Zotnia qëta e ka lyp qëta e ka gjet. Përderisa nuk i ka shkrep arma, e falënderoj vetëm Zotin që i ka dhënë mundësinë babait me pas armën me veti e me pshtu jetën e vet”.

“Ai ka dashur ta vrasë babain tim sepse ka marrë informacione që  rasti për sulm seksual do të kthehet në rigjykim dhe do të del i pafajshëm babai im”, ka shtuar tutje për Sinjalin Gj.Januzaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat