​15 vjet nga shpallja e pavarësisë së Malit të Zi

Aktuale

​15 vjet nga shpallja e pavarësisë së Malit të Zi

Më: 21 maj 2021 Në ora: 07:13
Ilustrim

Sot mbushen 15 vjet nga përfundimi zyrtar i funksionimit të Konfederatës Serbi dhe Mali i Zi.

Më 21 maj të vitit 2006, qytetarët e këtij vendi, përmes votës në referendum, mbështetën pavarësinë nga Serbia.

Për suksesin e referendumit ka qenë e nevojshme mbështetja e së paku 55% të votuesve.

Vota pro pavarësisë e pakicës shqiptare ka qenë vendimtare. Kuvendi i Malit të Zi paraprakisht kishte miratuar ligjin për referendum, në përputhje me rekomandimin e Bashkimit Evropian.

Pavarësia e Malit të Zi është shpallur më 3 qershor. Më 28 qershor 2006, Mali i Zi u bë anëtar i 192-të i Kombeve të Bashkuara, ndërsa më 11 maj 2007 anëtar i Këshillit të Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat