Osmani e ish-presidentët nderojnë Ibrahim Rugovën, e cilësojnë arkitekt e bashkues të popullit

Aktuale

Osmani e ish-presidentët nderojnë Ibrahim Rugovën, e cilësojnë arkitekt e bashkues të popullit

Më: 24 maj 2021 Në ora: 09:30
Fatmir Sejdiu, Vjosa Osmani, Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli

(E plotësuar 13:12) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me ish presidentët kanë bërë homazhe tek shtatorja e Ibrahim Rugovës, kjo për të shënuar Ditën e Presidentit.

Në Ditën e Presidentit, ata nderuan siç thonë arkitektin e shtetit të Kosovës i cili udhëhoqi vendin në periudhat më të rënda me të cilat po përballej populli shqiptar.

Presidentja Osmani pas homazheve tha se 14 maji është ditë e rëndësishme sepse qytetarët treguan vullnetin e tyre dhe treguan që askush nuk mund të ndalte rrugën e tyre të drejtë për një shtete të pavarur.

Osmani: Në Ditën e Presidentit nderuam arkitektin e shtetit tonë, Ibrahim Rugovën

“Sot është Dita e Presidentit e shpallur si e tillë nga presidenti historik dr. Ibrahim Rugova sot jam e ndërruar që sëbashku me ish presidentet e filluam ditën duke e nderuar arkitektin e shteti tonë , njeriun i cili e bëri bashkë popullin e Kosovës, në mënyrë që të artikulohet qartë vullneti ynë për liri dhe pavarësisë së vendit tonë. 24 maji është ditë e rëndësishmi sepse përafërsisht rreth tri dekada qytetarët e Kosovës treguan se cili është vullneti i tyre. Treguan që askush nuk mund t’i ndalë në rrugën e tyre të drejtë për shtete të pavarur. Prandaj duke e marrë për bazë kur ishin edhe zgjedhjet e para ku shqiptarët merrnin pjesë masovisht dhe i themeluan institucionet e tyre nëpërmjet vullnetit të lirë. Presidenti Rugova pikërisht 24 majin e shpalli si ditë të Presidentit. Njëkohësisht kjo ditë na kujton jo vetëm historinë por edhe të sotmen dhe rëndësinë e një institucioni të tillë në përfaqësimin e unitetit të popullit, në sigurimin e funksionimit kushtetutës të institucioneve të vendit. Dhe natyrisht si presidente e vendit për mua është e rëndësishme që arkitektin e shtetit tonë ta kujtojmë ta përkujtojmë sëbashku me titullarit e këtij institucioni në faza të ndryshme të ndryshëm të historisë sonë”, tha Osmani.

Ditën e Presidentit po e quan një nga ngjarjet më të rëndësishme edhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu. Sejdiu theksoi edhe se 24 maji i 1992 ishte edhe një mesazh për të treguar botërisht se që nga ajo kohë Kosova ka ndërtuar institucionet e veta.

Sejdiu: Ibrahim Rugova ishte ikonë e pashembullt

“Unë vërtetë mund të them se është një nga ngjarjet e rëndësishme ajo që është zhvilluar në vitin 1992, ishin zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale, ishte prova e parë, ishte referendumi i përsëritur i Kosovës për lirinë dhe pavarësisë e saj dhe ishte një eo e madhe tek qytetarët dhe pjesë ndërkombëtare e gjithë atyre që kanë dashur dhe kanë vrojtuar Kosovën me simpati. Presidenti historik doktor Ibrahim Rugova është ikonë e pashembullt në gjithë epokat. Varetë ne duhet ta kujtojmë me pietet peshën e vendimeve të tij dhe vizionit që ai e ka trasuar për ecjen tonë. Dhe natyrisht e them që kjo ditë simbolike shënon një kërkesë, një mesazh për të treguar botërisht se që nga ajo kohë Kosova ka ndërtuar institucionet e veta”, ka thënë Sejdiu.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga tha se ish-presidenti Ibrahim Rugova udhëhoqi popullin e Kosovës në periudhat më të rënda.

Jahjaga: 24 maji ditë e veçantë, kujtojmë figurën e rëndësishme të popullit të Kosovës

“Por 24 maji është një datë e veçantë sepse neve po kujtojmë një figurë të rëndësishme të popullit të Kosovës, presidentin historik iu cili ishte presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike, pikërisht me 24 maj 1992. Presidenti Rugova ishte ai i cili udhëhiqi popullin Kosovës në periudhat më të rënda në të cilat neve po ballafaqofshim si popull dhe shtet në rrezikun e shfarosjes edhe të kombit tonë që neve ballafaqoheshim në periudha të rënd[...]në këtë ditë më gëzon fakti sepse neve po përçojmë edhe një mesazh të rëndësishme, mesazhin e uniteti jo vetëm për neve si ish-presidentë bashkë me presidenten aktuale, për nevojën dhe domosdoshmërinë e të qenit unik sidomos në proceset më të rëndësishme për vendin tonë edhe në këtë periudhë të pandemisë”, është shprehur Jahjaga.

Edhe ish-presidenti Behgjet Pacolli është shprehur se ish-presidenti Ibrahim Rugova ka dhënë shumë për demokracinë e vendit, për çka thekson se duhet të kujtohet përherë me manifestime.

Pacolli: Ibrahim Rugova dha shumë për demokracinë e Kosovës

Është një ditë përmes së cilës e, kujtojmë presidentin historik dhe veprën e tij. Mos të harrojmë asnjëherë presidenti historik i Kosovës ka dhënë aq shumë për këtë vend dhe demokraci kështu që ia ven gjithmonë ta kujtojmë me një manifestim simbolikë”, tha Pacolli.

Presidentja Vjosa Osmani bashkë me ish-presidentët, Fatmir Sjehdiu, Atfiete Jahjaga dhe Bahegjet Pacolli pas homazheve kanë pirë kafe sëbashku. 

Ndërsa në orën 11:00, Osmani merr pjesë në hapjen solemne të “Javës së Bibliotekës”.

Në orën 13:00, Osmani së bashku me ish-presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga vizitojnë Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”.

***

Me rastin e shënimit të 24 majit-Ditës së Presidentit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ish-Presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga kanë bërë homazhe te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Osmani me këtë rast tha se Rugova ishte arkitekt i shtetit të Kosovës dhe se ndikoi në bashkimin e mbarë popullit.

Sipas saj, zgjedhjet e para presidenciale të 24 majit të vitit 1992, shënuan themelimin e institucioneve të para të Kosovës dhe ishin mesazh i qartë i qëllimeve të popullit për liri dhe pavarësi.

“E filluam ditën duke e nderuar arkitektin e shtetit  tonë, njeriun që  e bëri bashkë popullin e Kosovës”.

“Tri dekada më herët që qytetarët treguan se cili ishte qëllimi i tyre për shtet të pavarur, ishin zgjedhjet e para që u themeluan institucionet e para”.

Përderisa ish-presidenti Fatmir Sejdiu tha se Rugova ishte ikonë e pamposhtur e të gjitha kohëve.

“Rugova është ikonë e pamposhtur e të gjitha kohëve, edhe kjo ditë tregon mundin se si Kosova ka ndërtuar institucionet e veta”.

Ish-presidentja Jahjaga tha se secili nga presidentët që ka udhëhequr me Kosovën ka kontribuar në interes të proceseve nëpër të cilat ka kaluar vendi.

Sipas saj, Rugova e udhëhoqi vendin në periudhën më të rëndë, kur edhe rrezikohej shfarosja e popullit, raporton EO.

“Secili nga presidentët ka udhëhequr me Kosovën duke u angazhuar në proceset e shtet-ndërtimit në përmënimin e jetës së qytetarëve. Secili ka kontribuar në interes të proceseve që ka kaluar vendi”.

“24 maji është datë e veçantë se po kujtojmë një figurë të rëndësime. Presidenti Rugova e udhëhoqi Kosovën në periudhën ë të rëndë, kur rrezikohej edhe shfarosja”.

Edhe ish-presidenti Behgjet Pacolli tha se presidentin historik Ibrahim Rugova dha kontribut të madh për Kosovë.

***

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e Presidentit ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Me rastin e shënimit të 24 majit-Ditës së Presidentit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ish-Presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga kanë bërë homazhe te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Osmani ka thënë se këtë ditë e ka filluar duke nderuar arkitektin e pavarësisë, Ibrahim Rugovën.

“Sot është dita e presidentit e shpallur si e tillë nga presidentit historik, Ibrahim Rugova,  jam e nderuar që së bashku me ish presidentët e filluam ditën duke nderuar arkitektin e shtetit tonë, njeriu që bëri bashkë shtetin e Kosovës, 24 maji është ditë e rëndësishme sepse përafërsisht3 dekada më herët qytetaret e Kosovës treguar cili është vullneti i tyre në rrugë të drejtë për shtet të pavarur”, deklaroi Osmani.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat