“Qypni, atje! Zagarët e PDK-së”/ ‘Shpërthen’ Xhevdet Pozhari ndaj gazetarëve në Kosovë, përmend edhe Baton Haxhiun

Aktuale

“Qypni, atje! Zagarët e PDK-së”/ ‘Shpërthen’ Xhevdet Pozhari ndaj gazetarëve në Kosovë, përmend edhe Baton Haxhiun

Nga: N.Sh. Më: 24 maj 2021 Në ora: 13:22
Xhevdet Pozhari

Gazetari dhe analisti politik, Xhevdet Pozhari, përsëri ka reaguar pas kritikave që mori ai, ku u raportua se bashkëshotrja e tij është emëruar në krye të bordit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Pejës, “Haxhi Zeka”.

Pozhari ksihte thënë se ajo më shumë se një dekadë është e punësuar si ligjëruese në Universitetin e Prishtinës.

E sot, Pozhari ka raguar përsëri ndaj gazetarëve të cilët i quan të PDK-së.

Ai i fyen duke i quajtur edhe zagarë.

Pozharit përmes një postimi në facebook, ka pranuar se ishte këshilltar i MTPT për një vit, në kohën kur Fatmir Limaj ishte ministër, por sipas ti, u largua nga aty pas kushtëzimit që të bëhet me PDK-në.

Ai tregon se në atë kohë duke filluar nga Baton Haxhiu e teposhtë kishin shkuar atë për të kërkuar “një koc me ua gjujtë me lëpi”.

Lexojeni postimin e Pozharit:

Unë nuk e kam mbrojtur Lëvizjen Vetëvendosje në debate. Ajo as që ka nevojë për mbrojtjen, e mbron puna dhe veprimtaria e saj! Gjë që u dëshmua me 50% të mbështetje të popullatës.

Jeni ju disa zagarë-gazetarë të PDK-së që e keni mbrojtur krimin dhe kapjen e shtetit.

Dhe unë ju njoh mirë bash për faktin se kam punuar në vitin 2009 si këshilltar në MTPT (një vit) dhe ju shihsha se si prej Baton Haxhiut e teposhtë vinit dhe u jargavitëshit për një koc me ua gjujtë me e lëpi. Kjo më neveriti dhe dola kur u kushtëzova që të bëhem me PDK-në. Asokohe në rrethin e PDK-së kishte njerëz të mirë dhe të përgatitur, por të cilët shkileshin nga ata që ua bartnin çantën shefit të madh, Hashimit.

Jo rastësisht në vitin 2014 kam kandiduar për Vetëvendosjen veç me e dhënë kontributin tim modest që të thyhet imazhi i servileve sahanlëpirës në rrethanat kur unë mund t'i kisha të gjitha nëse i nënshtrohesha 'shefit'.

Sot doni me gjuajt stërpika ju disa që edhe sot ekzistoni si zagarë-gazetarë me fonde të krimit dhe korrupsionit të kamufluara herë me tenderë publikë e herë me reklama dhe financim nga bizneset që përfitojnë nga këta tenderë dhe kanë pronarë fantom.

Ju njoh krejt juve zagarë-gazetarët siç më njihni edhe ju mua që me vite kam punuar herë në Shqipëri e herë në Maqedoni vetëm që ta shpëtoj shpirtin dhe mos të bëhem paçavure si ju. Ju që me vite e dominonin opinionin publik me para të krimit dhe korrupsionit dhe sot mundoheni ta sulmoni këdo që tha se shpresa e fundit e këtij vendi është Albini.

Qypni, atje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat