Kryesindikalisti vazhdon t’i nxjerr të palarat e RTK-së: Kuvendi të veprojë me urgjencë

Aktuale

Kryesindikalisti vazhdon t’i nxjerr të palarat e RTK-së: Kuvendi të veprojë me urgjencë

Më: 26 maj 2021 Në ora: 20:25
RTK

Kryesindikalisti Fadil Hoxha po vlerëson se edhe në padinë e dytë për paligjshmërinë e përzgjedhjes se dy zv.drejtorëve gjeneral (Mentor Shala dhe Lorik Arifaj), drejtorit të RTK-TV-së (Festim Kabashi) dhe atij të RTK-Radios (Ernest Luma), Inspektoriati i Punës i jep të drejtë Sindikatës duke mos e kontestuar faktin se është shkelur Kontrata Kolektive.

Mirëpo, sipas tij çuditërisht heziton me nxjerrë vendim me arsyetimin se nuk është çështje për Inspektoriat të Punës.

"Kjo po e dëshmon se RTK është duke u udhëhequr nga një Menaxhment në tërësi i paligjshëm.

Përgjegjësia për tolerimin e kësaj paligjshmërie bie mbi Kuvendin e Kosovës, i cili duhet të veprojë me urgjencë", ka shkruar Hoxha në reagimin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat