Haxhi Avdyli: Lajmi më i mirë i vitit

Aktuale

Haxhi Avdyli: Lajmi më i mirë i vitit

Nga: A.Zh Më: 27 maj 2021 Në ora: 16:45
Haxhi Avdyli

Për shkak të rënies së rasteve të reja pozitive me Koronavirus, është mbyllur mjekimi intensiv qendror.

Këtë e ka quajtur “lajmin më të mirë të vitit” deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Haxhi Avdyli, përcjell Bota sot.

“Lajmi më i mirë i vitit. Mbyllet Mjekimi intenziv qendror për rastet e Covid. “Brenda këtyre dy javësh ne kemi liruar komplet Klinikat Internistike, bllokun internistik javën e kaluar po ashtu kemi liruar Mjekësinë Sportive dhe nga dje nuk kemi asnjë pacientë në Mjekimin Intensiv Qendror pra në Klinikën e Anesteziologjisë dhe pacientët që kanë qenë aty i kemi transferuar në repartin intensiv të Klinikës Infektive””, ka shkruar Avdyli në një postim në Facebook.

Sot në Kosovë pati një viktimë nga Covid-19, u regjistruan 23 raste të reja pozitive, ndërsa 230 persona u shëruan./BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat