​2 mijë e 593 raste me Covid-19 aktive në Kosovë

Aktuale

​2 mijë e 593 raste me Covid-19 aktive në Kosovë

Më: 29 maj 2021 Në ora: 07:14
Ilustrim

Gjendja pandemike e shkaktuar nga Covid-19 në Kosovë është përmirësuar dukshëm. Në javët e fundit rastet e reja të infektimit, por edhe vdekjet nga koronavirusi kanë shënuar rënie të madhe.

Gjatë ditës së djeshme u shënuan vetëm 18 raste të reja, ndërsa nuk u regjistrua asnëj vdekje. Teksa të shëruar rezultuan 412 pacientë.

Raste aktive mbesin vetëm 2 mijë e 593 raste.

“Numri total i rasteve pozitive është 107.354 raste nga 604.205 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.242 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 412 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.519 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.593”, bëhet e ditur në raportin e fundit të IKSHPK-së.

Kujtojmë se mbrëmë Qeveria miratoi lehtësimin e masave antiCovid-19. Ora policore u largua, ndëra gastronomia d otë lejohet të punojë deri në ora 23:00. Po ashtu u lejua edhe largimi i masave kur qytetarët shëtisin vet në hapësira publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat