Peci: Njohja e Kosovës nga Greqia varet nga SHBA-ja

Aktuale

Peci: Njohja e Kosovës nga Greqia varet nga SHBA-ja

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 00:22
Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci

Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka thënë se njohja e Kosovës nga Greqia varet nga SHBA-ja. Peci ka thënë se Greqia ka bërë ndryshim të qasjes karshi Kosovës për shkak të interesave të saja.

Ai ka treguar se Greqia ka filluar të negociojë qysh në kohën e administratës Trump kah fundi i vitit 2019, Traktatin për Mbrojtje të Ndërsjellë me SHBA-në.

“Mendoj se Greqia ka bërë ndryshim për shkak të interesave të saja. Greqia ka filluar të negociojë qysh në kohën e administratës Trump, kah fundi i vitit 2019, Traktatin për Mbrojtje të Ndërsjellë me SHBA-në. Ky traktat po bëhet përkundër fatit që Greqia është anëtare e NATO-s, për t’i dhënë Greqisë mbrojtje ekstra në raport me problemet e saja që i ka me Turqinë.

Qysh në atë kohë është përfolur në qarqe të ndryshme që SHBA-të do ta përdorin këtë mundësi që të ndryshojnë qëndrimin e Greqisë dhe Greqia ta njoh Kosovën në momentin e duhur. Marrëveshja nuk është nënshkruar ende. E shoh lëvizjen e Greqisë në drejtim të njohjes së Kosovës”, ka thënë Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat