Matosh i kërkoi ndihmë edhe opozitës në çështjen e arsimit

Aktuale

Matosh i kërkoi ndihmë edhe opozitës në çështjen e arsimit

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 14:41
Adriana Matoshi

Deputetja Adriana Matoshi ka folur në Kuvendin e Kosovës në seancën e sotme që i dedikohet arsimit edhe pse kryetari Glauk Konjufca insistonte që deputetët të shkonin në pauzë. Fjala e saj ishte rreth 7 minuta. 

“Ne të zgjedhurit e popullit duhet të mblidhemi për të debatuar e ofruar zgjidhje. Por, është e rëndësishme që debati të mos devijojë në akuza të mbrapshta,” – lexoi ajo deklaratën e saj.

“Arsimi në vendin tonë në këto 20 vitet e fundit ka qenë një tregim jo i suksesshëm. Për këtë keni tashmë edhe konfirmime nga raporte ndërkombëtare,” – tha ajo duke përmendur raportin e PISA-s.

“Ne duhet të flasim edhe për cilësinë e mësimdhënies që ka nevojë të përmirësohet,”

“Anë e kënd Kosovës jeton një talent që përfundon duke studiuar atë që nuk e do e duke punuar atë që nuk e pëlqen fare,” – vazhdoi fjalën e saj ajo.

Matoshi ka denoncuar edhe delinkuencën e fëmijëve, përdorimin e cigareve dhe substancave narkotike e sidomos marihuanë.

Ajo i kërkoi ndihmë edhe opozitës që t’i ndihmojnë në çështjen e arsimit me thënien: “Ai që e ka prishur, e din zgjidhjen.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat