Ambasada e Malit të Zi në Kosovë, kanë konfirmuar se personi i cili ndërroi jetë sot në Prishtinë, është zyrtar i tyre dhe bëhet fjalë për Nikolla Ljuljudraj.
Nga kjo ambasadë, nuk kanë dyshime se kjo vdekje të ishte e qëllimshme, meqë ishin në dijeni që sekretari i parë i tyre kishte probleme shëndetësore edhe më herët.
Për këtë rast paraprakisht kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku thuhej se personi në fjalë, fillimisht ishte gjetur i shtrirë në rrugën ‘’Ukshin Hoti’’ në Prishtinë.
Ai më pas ishte transferuar për në QKUK, pas dyshimeve për sulm kardiak.