​Osmani takohet me kryediplomatin grek

Aktuale

​Osmani takohet me kryediplomatin grek

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 12:12
Nikos Dendias dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovë Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Diplomati grek po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë, ku pritet të takojë edhe krerë të tjerë institucional.

Ndërkohë, takimi i presidentes Osmani me kryediplomatin grek është i mbyllur për medie dhe të njëjtat u lejuan të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.

Mirëpo, Dendias pati edhe një takim me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pas të cilit takim u deklaruan edhe për media.

Në konferencën e përbashkët për media, ministri Dendias ka thënë se Greqia përkrah rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë të përbashkët për media me ministren e jashtme të Kosovës, Dendias bëri te ditur se Greqia do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat