Në gjendje të rëndë 12-vjeçarja e mbijetuar nga aksidenti në Koshare

Aktuale

Në gjendje të rëndë 12-vjeçarja e mbijetuar nga aksidenti në Koshare

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 18:05
Foto

Në gjendje të rëndë shëndetësore është vajza e mbijetuar në aksidentin që ka ndodhur të dielën në fshatin Koshare midis Shtimes dhe Ferizaj.

Këtë e ka konfirmuar doktoresha, Krenare Makolli, e cila punon në Qendrën Emergjente në QKUK.

“E kemi pacienten në gjendjen emergjente. Është në gjendje të rëndë.

Vazhdon të jetë në frymëmarrje të asistuar, në respirator”, është shprehur Makolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat