Zëdhënësja e LDK-së me kritika të forta për Qeverinë Kurti

Aktuale

Zëdhënësja e LDK-së me kritika të forta për Qeverinë Kurti

Nga: N. H Më: 7 qershor 2021 Në ora: 20:39
Sibel Halimi

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Sibel Halimi, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, për qasjen karshi problemeve a rasteve të shfaqura në përditshmëri.

Ajo thotë se arroganca dhe gjuha e urrejtjes e ardhur nga lartë tregon për një pasiguri në udhëheqje të shtetit dhe papërgjegjësi në rolin që kanë në krijimin e diskursit publik.

Ky reagim i saj vije pas përplasjeve të fundit mes Qeverisë së Kosovës dhe veteranëve të luftës së UÇK-së.

Ja shkrimi i saj:

Qeverisja e mirë nënkupton ndër të tjera edhe qasjen e përfaqësuesve të shtetit karshi problemeve a rasteve të shfaqura në përditshmëri. Arroganca dhe gjuha e urrejtjes e ardhur nga lartë tregon për një pasiguri në udhëheqje të shtetit dhe papërgjegjësi në rolin që kanë në krijimin e diskursit publik.

Fatkeqësisht, përgjatë kësaj periudhe të qeverisjes, rezultatet kryesore të saj janë instalimi i frikës dhe kërcënimit si mjet i komunikimit të tyre.

Qytetarët e këtij vendi kanë nevojë për siguri dhe ndjenjën për të qenë pjesë e shtetit, i një vendi që dikush i udhëheqë, pavarësisht se çfarë bindje politike a kategorie shoqërore i takojnë. Në të kundërtën, kjo qeverisje më së miri karakterizohet me thënien “Nëse mjeti juaji i vetëm është çekiçi, keni tendencën ta shihni çdo problem si një gozhdë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat