Faik Fazliu: Albin Kurti është në listat e veteranëve të luftës

Aktuale

Faik Fazliu: Albin Kurti është në listat e veteranëve të luftës

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 00:02
Ish drejtuesi i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së dhe invalidi i luftës, Faik Fazliu

Ish drejtuesi i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së dhe invalidi i luftës, Faik Fazliu është pyetur sonte se a ndjen si bashkëluftëtarë kryeministri Albin Kurti.

Kjo pyetje i është bërë pas debatit të fundit në Kosovë nëse Kurti ka qenë ose jo pjesë e UÇK-së.

“Albin Kurti është në listën e veteranëve të luftës sikur të gjithë ata që janë shpall dhe nëse e konteston atë apo dikë tjetër, atëhërë është tjetër çështje.

Dhe përderisa është në listat e veteranëve të luftës ai për mua është veteran i luftës”, ka thënë Fazliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat