Haziri komenton deklaratat e Kurti për dialogun me Serbinë

Aktuale

Haziri komenton deklaratat e Kurti për dialogun me Serbinë

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 21:14
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri, deklaratat e kryeministrit Albin Kurti se nuk do të ketë vazhdim të dialogut por dialog të ri i quajti deklarata për konsum të brendshëm.

“Kryeministri pritet të njofton për takimin e parë deputetët e Kuvendit të Republikës përmes të cilëve njoftohet edhe opinioni”, thotë Haziri.

“Sido që e quajnë është takim për dialog dhe natyrisht 2011 – 2017 e ka historinë e vetë dialogu, 2017 – 2021 e ka historinë e vetë dhe kjo 2021 e tutje do ta ketë hitorinë e vetë. Por gjithmonë është diskutuar për çështjet e njëjta”, thotë Haziri.

“Qëllimi me arrit një marrëveshje obligative për palët me njohje të dyanshme dhe me kompromiset që përmenden në dokument vazhdimisht, është qëllim që me e mbyll çështjen e vetme në Ballkanin Perëndimor që ka mbet e hapur”, shpjegoi Haziri.

“Nuk pres më shumë se me thënë se nuk është vazhdim i dialogut por është takim i parë. Ato që i thotë vazhdimisht për konsum të brendshëm”, theksoi ai.

Duke folur për punën e deritashme të qeverisjes Kurti, Haziri vlerësoi se ekziston një mentalitet kaotik në menaxhimin e politikave. Sipas tij, në 100 ditëshin e kësaj qeverie LDK do t’ia listoj të gjitha lëshimet ekzekutivit meqë sipas nënkryetarit të LDK’së po shihet se nuk ka konsistencë, ka ndryshim edhe të parimeve edhe të qëndrimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat