Agim Veliu shkarkohet edhe nga ky post në LDK

Aktuale

Agim Veliu shkarkohet edhe nga ky post në LDK

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 20:52
Agim Veliu

Duket se Agim Veliu ka marrë edhe një shkarkim të radhës, në këta pak muaj.

Sipas disa publikimeve nga disa aktivistë të Lidhjes Demokratike, Agim Veliu, nuk është më kryetar i degës së kësaj partie në Podujevë.

Këtë post duket se tani e tutje do ta drejtojë ish-deputeti, Ekrem Hyseni.

Hyseni është zyrtarizuar edhe si kandidat i Lidhjes Demokratike për kryetar të Podujevës.

Këtë e ka marrë vesh Gazeta nga burime brenda LDK-së.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e para një ore, ku janë zyrtarizuar disa kandidatura për kryetarë komunash.

Ndërsa, Veliu ka udhëhequr me degën e LDK-së në Podujevë për më shumë se dy dekada.

Ai kishte qenë kryetar i Podujevës për pesë herë radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat