Adnan Merovci befason të gjithë me deklaratën për presidentin Rugova

Aktuale

Adnan Merovci befason të gjithë me deklaratën për presidentin Rugova

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 20:58
Rugova dhe Merovci

Adnan Merovci, një ndër njerëzit më të afërt të ish-presidentit Ibrahim Rugova ka folur edhe një herë për të kaluarën. Këtë radhë ai ka treguar për “defektet” e ish-themeluesit të LDK’së.

“Shumë ka qenë menaxher i dobët. Me ia pas lanë asfaltin e kanalizimin mi ndreq na kish marrë në qafë. Menaxher i dobët”, tha Merovci në emisionin “8à8 me Adelina Ismailin”.

“Ka pasur edhe dobësi personale që kur e pat lënë pirjen e duhanit pat fillu me hangër edhe këtë ia konsideroj si dobësi”, shtoi ai.

“Në çështje të vendimmarrjes në shumë situata na u ka duk në rrethin e parë si njeri i paguximshëm. Krejt kishim qenë shkurtpamës”, theksoi Merovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat