Mblidhen katër komisione parlamentare

Aktuale

Mblidhen katër komisione parlamentare

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 07:49
Arkiv

Gjatë ditës së sotme do të mblidhen katër komisione parlamentare.

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të diskutojë planin për mbikëqyrjen e procesit integrues 2020-2021 dhe inkuadrimi i të gjeturave në planin e punës se komisionit.

Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, do të raportojë në një tjetër komision – atë për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Sot do të mblidhet edhe Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për të diskutuar njoftimin nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil për dorëheqjen e Kryetarit të Këshillit.

Një raportim para deputetëve në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do ta ketë edhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila do të flasë për planin e kësaj ministrie për vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat