“Status special”, mësohet çfarë dëshiron Vuçiqi në Kosovë

Aktuale

“Status special”, mësohet çfarë dëshiron Vuçiqi në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 16 qershor 2021 Në ora: 18:58
Aleksandër Vuçiq

Opinionisti dhe analisti politik, Dardan Islami thotë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e dëshiron ndarjen e Kosovës, një autonomi për veriun, zajednic për komunat jugore dhe status special për Kishat e manastiret.

Sipas tij, pala e Kosovës ishte e pafuqishme dhe që 10 vjet nuk e din se çka don.

Islami shpreson të gaboj në hapa Serbia dhe të përfitojmë sikurse 21 vjet më parë.

Postimi i plotë:

Vuçiq po e din mirë çka po don në Kosovë, po e don ndarjen apo një autonomi për Veriun, gjersa për komunat jugore një zajednic, dhe një status special për Kishat dhe manastiret!

Përfiton tregun, kapitullin 35, gjithmonë duke luajtur balancuar e bindur se pala e Kosovës do të fajësohet për dështimin e bisedimeve!

Pala e Kosovës nuk e din që 10 vjet çka konkretisht dëshiron nga dialogu, e pafuqishme e vënë në pozitë të vështirë, i mbetet të shpresoj që gjeopolitika dhe kohërat megjithatë do të sillen në dobi te interesave tane, duke shpresuar në zgjedhje paqësore, por edhe nëse vjen deri te konflikti i mundshëm mes Lindjes dhe  Perëndimit, atëherë jemi të vetëdijshëm se i veshim 200 mijë ushtare për NATO, bashkë me Shqipëri deri gjysmë milioni kollaj, e kjo nuk është pak!

Pra jemi në pozicion të tillë, ku edhe ne shpresojmë se pala serbe do të gabojë në hapa duke futur llugave, duke bërë që ne të përfitojmë automatikisht si para 21 vjete?

Albini e din vet çka don!

Na mbetet ta shohim se çka po na sjell takimin Biden Putin, sigurisht se aty është diskutu edhe Ballkani!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat