​Kurti memorandum me Ambasadën britanike për procese transparente të rekrutimit

Aktuale

​Kurti memorandum me Ambasadën britanike për procese transparente të rekrutimit

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 12:44
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nënshkruan sot memorandum mirëkuptimi me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott.

Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës, Qeverisë së Kosovës, dhe Qeverisë së bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut përfaqësuar nga Ambasada britanike, ka për qëllim të mbështesë institucionet e Kosovës.

Qëllimi i memorandumit të mirëkuptimit është të mbështesë përpjekjet e përbashkëta për të siguruar emërimin e udhëheqësve të përgatitur, të pavarur dhe profesionalë në institucione dhe organe publike, përmes proceseve rekrutuese transparente dhe të bazuara në meritë, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat