​MPB dhe UNHCR nesër shënojnë Ditën Botërore të Refugjatëve

Aktuale

​MPB dhe UNHCR nesër shënojnë Ditën Botërore të Refugjatëve

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministria e Punëve të Brendshme dhe UNHCR do të përurojnë të premten Qendrën e Azilit e sapo rinovuar në Vranidoll.

Renovimi i qendrës së azilit u financua përmes projektit rajonal të BE-së “Adresimi i Sfidave të COVID-19 në reagimin ndaj migrantëve dhe refugjatëve në Ballkanin Perëndimor”.

Ky aktivitet do të hapet nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Si dhe nga shefi i misionit të UNHCR në Kosovë, Erol Arduc, përfaqësuesi i Lartë nga Zyra e BE-së në Kosovë, dhe koordinatorja e OKB-së për Zhvillim në Kosovë, Ulrika Richardson si dhe zyrtarë të tjerë të UNHCR dhe MPB-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat