Ky do të jetë kandidati i LDK-së për Rahovec

Aktuale

Ky do të jetë kandidati i LDK-së për Rahovec

Nga: A.M. Më: 17 qershor 2021 Në ora: 21:29
Avdullah Hoti, Burim Krasniqi

Lidhja Demokratike  e Kosovës ka përzgjedhur kandidatin për kryetar të Rahovecit.

Kandidati i nominuar është Burim Krasniqi.

Këtë e ka njoftuar ish kryeministri nga LDK-ja, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Në përputhje me Statutin e LDK-së, Kryetari i Degës së LDK-së në Rahovec, z.Burim Krasniqi, me mbështetje të plotë të Degës u nominua Kandidat për Kryetar të Komunës së Rahovecit.

Kryesia e Degës gjithashtu iu dha besimin këshilltarëve aktual të LDK-së në Kuvendin Komunal që të kandidojnë prapë në konsultim me nëndegët e tyre përkatëse. Kandidatët e tjerë do të caktohen në konsultim me nëndegët.

Na priftë e mbara. Suksese Kryetarit të Degës, z. Burim Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat